Pyetje: A më zë mallkimi i babait dhe i nënës dhe nëse po, çfarë të bëj?
Përgjigje: Nëse mallkimi i bër drejt teje është i kot, nuk të zë as mallkimi i babait e as mallkimi i nënës, por nëse e ke vepruar që ta meritosh hidhërimin e tyre, të zë mallkimi dhe Zot na ruaj për pasojat e këtij mallkimi. Në rast të meritimit të mallkimit nga prindërit, duhet t’u kërkosh hallallin dhe t’u kërkosh që ta tërhjekin mallkimin ndaj teje.
Allahu na ruajtë!
Hoxhë Ahmed Kalaja