Pyetje: Cili është gjykimi për të bërë tatuazh në fytyrë dhe në duar, gjë e cila është një traditë tek ne? Çfarë duhet të bëj në rast se tatuazhin e kam që nga fëmijëria?

Përgjigje: Tatuazhi është i ndaluar dhe është një prej mëkateve të mëdha.

Profeti ﷺ mallkoi gratë që bëjnë tatuazh (të tjerave) dhe ato që kërkojnë t’u bëhet tatuazh atyre. Që të dyja janë të mallkuara nga i dërguari i Allahut ﷺ. ( Buhariu, nr. 4886; Muslimi, nr. (2125) 120.)

Tatuazhi pra është një vepër e ndaluar në islam dhe kjo është një nga mëkatet e mëdha.

Është i ndaluar, sepse tatuazhet ndryshojnë krijimtarinë e Allahut (azze ue xhel). Shejtani premtoi se, do t’i urdhërojë njerëzit që i binden atij të ndryshojnë krijimin e Allahut kur ai tha:

“Do t’i shmangë (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i urdhëroj dhe ata do të ndryshojnë krijimtarinë e Allahut.” 4:119

Ky është pra është një veprim i cili nuk lejohet dhe nuk duhet vepruar. Është e detyrueshme të ndalohet kjo vepër, të paralajmërohet kundër tij dhe të bëhet e qartë se ky është një mëkat i madh. Nëse personi të cilit i është bërë tatuazh e ka bërë atë me vetë-dëshirë, ai është mëkatar dhe i detyruar që të pendohet tek Allahu (azze ue xhel) dhe ta heq tatuazhin nëse ka mundësi.”

Nëse personit i është bërë tatuazh pa dijeninë dhe pa dëshirën e tij, si p.sh kur ai ishte fëmijë, personi nuk është mëkatar. Megjithatë, ai duhet ta heq tatuazhin në qoftë se ka mundësi. Përndryshe, ai është i justifikuar.

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: el-Muntaka (3/422)
www.perlatmuslimane.com