Pyetje: A është agjërimi i gruas i saktë apo duhet ajo ta kompensojë atë nëse ajo e ndjen se do t’i vijnë menstruacionet ose ka dhimbje menstruale por pa i ardhur asgjë para perëndimit të diellit?

Përgjigje: Nëse një grua e ndien se gjaku është duke i ardhur ose ka dhimbje menstruale ndërsa asgjë nuk i vjen para perëndimit të diellit, agjërimi i saj është i saktë. Ajo nuk duhet ta kompensojë atë ditë nëse agjërimi ishte i detyrueshëm e as nuk e humb shpërblimin e agjërimit nëse agjërimi është vullnetar.

 


Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sualat an Ahkamil-Hajd fq. 11
www.perlatmuslimane.com