Pyetja: A do të bie gjynahu mbi burrin nëse ai e lë gruan e tij të humbasë namazin? Për shembull, nëse gruaja përton të ngrihet për namazin e sabahut dhe ajo falet jashtë kohës së namazit, a do të bjerë mëkati mbi burrin e saj që nuk e këshillon apo nuk e inkurajon gruan që të falet në kohë?

Përgjigja: Mëkati i neglizhencës së qëllimshme të namazit deri sa koha e tij të kalon bie mbi gruan, jo mbi bashkëshortin e saj, sepse është ajo që neglizhoi namazin, jo bashkëshorti. Allahu thotë në Kuran: “Kushdo që bën diçka, punon për vete dhe askush nuk ngarkohet me barrën e tjetrit.” [Kur’an 6:164]

Megjithatë, bashkëshorti mund të konsiderohet si mëkatar nëse nuk e këshillon gruan e tij ose nuk e pengon atë neglizhimi i namazit që i bënë gruaja e tij vetëm për shkak të përtacisë së saj. Kjo përgjegjësi bie si pjesë e rregullit të urdhërimit ndaj të mirës dhe ndalimit nga e këqja, dhe neglizhimi i kësaj detyre, kur bëhet obligim, atëherë është gjynah.

Për sa i përket përgjegjësisë së bashkëshortit për të mos e zgjuar gruan për namaz, atëherë kjo varet nga udhëzimet në lidhje me zgjimin e një të fjeturi. Nëse është vetëm për namaz nafile të zgjohet dikush, atëherë bashkëshorti nuk bënë në mëkat nëse nuk e bënë këtë. Por, kur namazi është obligim, atëherë mos zgjimi i saj do të ishte një mëkat. Imam Neveviu(Allahu e mëshirftë) ka thënë: “Zgjimi i një të fjeturi për namaz është i rekomanduar, veçanërisht nëse koha është duke mbaruar, siç tregon ajeti që thotë:“…Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat…” [Kur’an 5:2] dhe hadithi në të cilin Ajshja(radijallahu anha) ka thënë: ‘Profeti, salallahu alejhi ue sellem, zakonisht kryente namaz natën ndërsa unë fleja pranë tij; dhe kur kishte akoma kohë për tu falur namazi i vitrit, ai do të më zgjonte dhe unë do të falja namazin e vitrit.’

Disa të dijetarë kan thënë se zgjimi i dikujt për namazin obligativ mund të jetë në fakt obligativ. Imam Kurtubiu ka thënë: “Mund të thuhet se ky veprim është obligativ në rastin e namazit obligativ, pasi personi që fle nuk është i përgjegjshëm derisa është duke fjetur, pengesa e tij mund të largohet lehtë duke e zgjuar, si dikush që është thjesht në pakujdesi. Pa dyshim që është obligim të këshillohet për pakujdesinë.”

Kështu, është e këshillueshme për bashkëshortin të bëjë përpjekje për të zgjuar gruan për namaz. Nëse ai e di që ajo ka tendencë ta neglizhojë dhe të ket përtaci në lidhje me namazet e saj, ai duhet të këshillojë menjëherë dhe t’i kujtojë Allahun asaj, me shpresë që ajo do të marrë parasysh këshillën e tij, do të bëhet e vetëdijshme dhe e kujdesshme dhe do të falë namazet me kohë në mënyrë rregullisht.

Allahu e di më së miri.

https://www.islamweb.net/