Pyetje: A lejohet veshja e fustanit të bardhë të nusërisë që është me bisht të gjatë?

Përgjigja: Nuk ka gje nëse vishet fustani i bardhe gjatë martesës me kusht që të mos e shohin atë burrat që nuk lejohen që ta shohin atë. Ky fustan duhet të jetë mbulues i pjesëve të trupit edhe nëse është vetëm përpara grave. Ndërsa fakti që disa mund të thonë që fustani i bardhë është prej veshjeve të kufarëve, nuk është ashtu, sepse shumë muslimane e veshin këtë fustan dhe nuk është e veçantë kjo veshje vetëm për kufaret. Edhe shejhu Ibn Uthejmijni kur është pyetur për veshjen e fustanit të bardhë në martesë është përgjigjur:
“I lejohet gruas që të veshë fustanin e bardhë me kusht që të mos i përngjajë rrobave të burrave. Ndërsa fakti që ky fustan i përngjan kufareve tani është larguar kjo përngjasmëri, sepse të gjitha muslimanët kur duan të martohen e veshin fustanin e bardhë. Dhe gjykimi është sipas prezencës ose jo të asaj me të cilën ndalohet dhe nëse largohet përngjasimi dhe bëhet e përgjithshme për muslimanët dhe kufaret atëherë bie edhe gjykimi”
[Maxhmua esiletin tehumul- mar’eh”, fq 92.]

Ndërsa nëse është fustani me bisht në radhë të parë: duhet që të mos vishet si simbol i mendjemadhësise dhe së dyti: gjatësia e bishtit të mos jetë më e madhe sesa gjatësia e parakrahut, duke u mbështetur në hadithin e Profetit –salAllahu alejhi ue selem-: “Kush e tërheq rrobën e tij zvarrë me mendjemadhësi nuk do ta shikojë atë Allahu ditën e Kijametit.” Tha Umu Selemeh: “Si të veprojnë gratë me rrobat e tyre të gjata?” tha: “Le t’i shkurtojnë ato deri në një pëllëmbë në tokë” Tha (Umu Selemeh): “Atëherë do tju zbulohen këmbët e tyre (me kaq gjatësi)”. Tha Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Le t’i zgjasin sa gjatësia e parakrahut dhe të mos e shtojnë më (të mos e zgjasin më shumë se gjatësia e parakarahut)”
[Hadithin e ka trasmetuar Tirmidhiu dhe e ka saktësuar Albani.]

Dhe Allahu e di më së miri.

Dr. Adelina Kucana