Pyetja:

Shpresoj të ma shpjegoni këtë ajet kuranor: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur (me petkun më të mirë) kudo dhe kurdo që të faleni!” (El-A’raf, 31).

Përgjigje:

​Ajeti është i qartë në aludimin e tij; (pra) është sunet që kur besimtari të niset për t’u falur, të vishet me rrobat e tij të mira e të bukura. Po ashtu, disa dijetarë argumentuan më këtë ajet edhe për domosdoshmërinë e mbulimit të auretit, mirëpo ai aludon në diçka më tepër.

​Ajeti tregon se kur besimtari dëshiron të qëndrojë para Allahut të Lartësuar (në namaz), ai jo vetëm që duhet ta mbulojë auretin, por është e ligjshme për të që të vishet edhe me rroba të mira e të bukura.

Autor: Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)
Burimi: binbaz.org.sa