Moderatori: “Hoxhë, ka disa njerëz, ata nuk i falin pesë vaktet. Në Ramazan për shembull ndoshta shtrëngohen, thonë po i fal. Po thotë për shembull unë një vakt në ditë edhe e fal. Si i këshillon këta njerëz, një ose dy thotë në fjalë në ditë? Pesë hala nuk ia kam mbledhë. Si i këshillon këta njerëz?”
Hoxhë Ismail Bardhoshi “Kjo është dobësi. Padyshim janë më mirë se ata që nuk falen asnjëherë. Por, kjo është mangësi e madhe. Këta njerëz nuk kanë arritur që të bëhen të dashur të Allahut. Këta njerëz nuk hyjnë te adhuruesit e mirë të Zotit. Këta konsiderohen mëkatarë të mëdhenj.
E theksoj edhe një herë, janë më mirë sesa ata që s’falen fare, që nuk e vënë kokën në sexhde. Por namazi është shumë i lehtë. Pesë namazet në ditë… një namaz falet për pesë minuta. Prandaj duhet që ta kryejmë këtë detyrë, sepse e do Zoti, sepse kështu bëhemi të dashur të Allahut, kështu arrijmë mëshirën e Allahut Subhanehu ve Teala.
E kemi detyrë para Allahut, është farz. Është shtylla e Islamit namazi. Është vepra më e dashur për Allahun, vepra më e mirë siç thuhet në një hadith tjetër. Është vepra e parë për të cilën do të merremi në llogari para Allahut Subhanehu ve Teala. Ndaj duhet të bëjmë ndryshim dhe duhet të kujdesemi fort për namazin, në mënyrë që të arrijmë mëshirën e Allahut në këtë dynja edhe në ahiret.”
/Përgjigje nga Hoxhë Ismail Bardhoshi/




