Pyetja:
Kur hyj në banjo, kam mendime për fenë, çka kam lexuar, çka kam dëgjuar etj. A është kjo në rregull, sepse këto po më ndodhin pa dashje, por po më kujtohen kur ndodhem në banjo?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ndodh shpesh që njeriut në raste dhe situata të ndryshme t`i shkojë mendja për disa gjëra të cilat ndoshta edhe nuk dëshiron t`i kujtojë fare ose nuk dëshiron t`i kujtojë në ato momente. Nëse kjo që thoni ju është nga kjo, nuk ka diçka të keqe inshaAllah.
Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi