Pyetja:
Kur kam qenë shumë i vogël një djalë më i madh se unë, më ka prekur shumë keq. Që atëherë jam bërë homoseksual dhe deri para 4 viteve kam patur kontakte intime me meshkuj. Shyqyr prej Allahut, jam martuar dhe i kam lënë ato mekate, elhamdulilah. Shumë shpejt kam filluar të falem, por për ato punet që i kam bërë kam shumë frikë. Bashkëshortja ime falet dhe e dua shumë. Problemi është se më shkojnë sytë ende edhe te meshkujt. Çfarë të bëj për t’i harruar e për t’i larguar ato ndjenja të trishtuara?
***
Përgjigjja:
Dije se homoseksualizmi është një nga veprat më të shëmtuara që ekzistojnë, cilësi shumë e keqe, gjë që e bën të vdesë turpi, e asgjëson moralin, e shkatërron zemrën, është një invazion ndaj natyrshmërisë që Allahu i Lartësuar e ka krijuar, është një krim nga i cili janë të pastër edhe kafshët.
Vëlla i nderuar! Dije se praktikuesi i kësaj vepre është i mallkuar në tokë, në qiell, është i mallkuar nga Allahu i Lartësuar me gjuhën e të Dërguarit të Tij ﷺ, ku Resulullahu ﷺ thotë: “Qoftë i mallkuar ai që bënë veprën e popullit të Lutit, qoftë i mallkuar ai që bënë veprën e popullit të Lutit, qoftë i mallkuar ai që bënë veprën e popullit të Lutit!” [1]
Problemi nga i cili ankoheni ju, vërtetë është një problem shumë serioz, problem që i tejkalon të gjitha natyrshmëritë. Ajo që e shton të keqen edhe më shumë është edhe çështja se në kohën tonë në disa shoqëri është bërë fenomen më i shpesh dhe për fat të keq edhe muslimanët po ndikohen nga ata. Prandaj ne do të mundohemi ta trajtojmë këtë çështje në disa pika të rëndësishme, e ato janë:
1.Homoseksualizmi është vepër e shëmtuar dhe e keqe.
2.Rreziqet shëndetësore nga kjo vepër.
3.Sqarimi i gjërësisë së mëshirës së Allahut ndaj penduesve nga kjo vepër.
4.Format dhe mënyrat e shërimit.
1. Homoseksualizmi është vepër e shëmtuar dhe e keqe.
Kurani flet në disa vende për këtë vepër të shëmtuar. Kjo çështje më së shumti ceket kur flet për profetin Lut (paqja qoftë mbi të), pasi te populli i tij ishte i përhapur ky ves.
Populli i Lutit kishte banuar në qytetin Sodoma dhe rethinën e tij, në tokën e rrugës për në Sham, në vendin ku sot ndodhet deti i vdekur. Ishte një popull jobesimtar, popull më i shfrenuar në mesin e njerëzve. Sipas shumë historianëve ata ishin të parët që praktikuan këtë punë të shëmtuar.
Ibën Kajimi, kur flet për popullin e Lutit (paqja qoftë mbi të) thotë:
“Përmendet nga shumë prej dijetarëve të umetit dhe shumë nga ata transmetojnë se ka konsensus (ixhma) se nuk ekziston nga të gjitha mëkatet gjë më të shëmtuar se homoseksualizmi. Ky mëkat e ka vendin menjëherë pas kufrit (pabesimit), e ndoshta e tejkalon edhe mëkatin e vrasjes. Për këtë do të sqarojmë më poshtë, inshallah.
Ata kanë thënë: Allahu i Lartësuar nuk e sprovoi me këtë mëkat të madh dikë para popullit të Lutit (paqja qoftë mbi të), prandaj i dënoi me një dënim që nuk dënoi më herët ndonjë popull. Në dënimin e tyre Ai (Allahu) bashkoi disa forma të torturave: shkatërrimin e tyre, rrotulloi shtëpitë e tyre mbi ta, i përmbysi në tokë, u lëshoi gurë nga qielli, verbërimin e syve të tyre, i dënoi ata dhe e bëri këtë dënim të vazhdueshëm dhe i torturoi ata me një torturë që nuk i ka paraprirë ndonjë popull më heret. E tërë kjo për shkak të madhësisë së mëkatit që kishin bërë dhe dëmeve të shumta të këtij krimi, ku bënë që toka të tundet (luhatet) nga të gjitha anët nga kjo vepër e shëmtuar (kur praktikohet). Edhe engjëjt ikin në qiejt e lartë kur ndodh kjo, nga frika e zbritjes së dënimit mbi ata që e bëjnë këtë fëlliqësirë. Toka vlon para Zotit të saj dhe kërkon strehim tek Ai, kurse malet duan të lëvizin nga vendet e tyre.”
Shokët e Resulullahut ﷺ janë të pajtimit të gjithë se ai duhet të vritet. Në këtë gjë, nuk kanë rënë në mospajtim asnjëri nga ata, por ata janë në mospajtim në formën e ekzekutimit. Disa nga njerëzit menduan se ata kanë mospajtim se a duhet të vritet personi i tillë, apo jo? Prandaj ata kanë thënë se në këtë kanë mospajtim, kurse në realitet tek ata ka konsensus (ixhma) në këtë çështje.
Kush thellohet në domethënien e këtyre dy ajeteve që do t’i përmendim më poshtë, në njërin kur Allahu flet për zinanë (imoralitetin) ku thotë:
“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është një vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (Isra, 32)
Dhe në ajetin tjetër për homoseksualizmin ku thotë:
“A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush.” (Araf, 80) do të vërejë dallimin ndërmjet këtyre dy veprave; në ajetin e zinasë e përmend atë si një nga veprat e shëmtuara (pra të pashquar), kurse në ajetin ku flet për homoseksualizmin e identifikoi atë si e shëmtuar në trajtën e shquar që i jep kuptimin gjithëpërfshirës të kësaj fjale.
Pastaj vërtetoi se sa është e shëmtuar kur tha se këtë nuk e ka bërë askush nga njerëzit më heret, ku thotë: “…që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush.” (Araf, 80) Pastaj i shtoi vërtetimin se sa shumë është e fëlliqur ku sqarohet forma e kësaj vepre me atë që rrënqethen zemrat, vriten veshët e ajo është: “… u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar.”
Pastaj Allahu i Lartësuar vërteton se homoseksualizmi është ndryshim i natyrshmërisë që Ai i krijoi njerëzit. Kanë kthyer në të kundërtën atë që Allahu e ndërtoi në natyrën e njerëzve, prandaj Ai ua përmbysi vendbanimet e tyre dhe lëshoi mbi ta gurë siç thotë: “Kur erdhi urdhëri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ndalur.” ( Hud, 84)
Në fund tregoi përmasat e kësaj të keqe, ku gjykoi mbi ta se janë popull që tejkaluan të gjitha kufinjtë ku thotë: “Ju jeni popull i shfrenuar.”
Shikoje këtu se a ka ardhur në ajetin e zinasë diçka e afërt si kjo që ka ardhur në ajetet ku flitet për homoseksualizmin e që ne këtu nuk dëshirojmë që ta lehtësojmë veprën e zinasë, ajo, pa dyshim, është mëkat i madh dhe për të pason dënimi, por homoseksualizmi është edhe më i keq dhe i shëmtuar.
Prandaj, Allahu i Lartësuar thotë për këtë punë se është e ndytë, kur flet për Lutin (paqja qoftë mbi të) se si e shpëtoi atë nga dënimi që i kaploi popullin e tij, ku thotë:
“… Andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanimi) që bënte punë të ndyra…” (Enbija 74) Pastaj i cilëson ata se janë popull i dëmshëm dhe fasikë, kur thotë: “…Ata ishin popull i dëmshëm.” (Enbija, 74)
Pastaj i quan ata të prishur me gjuhën e pejgamberit të Tij ku thotë: “Ai (Luti) tha:
“O Zoti im! Më ndihmo kundër popullit të prishur!'” (Ankebut, 30)
Pastaj i quan ata se janë popull mizorë në dialogun që bëhet ndërmjet Ibrahimit (paqja qoftë mbi të) dhe engjëjve, të cilët ishin dërguar te populli i Lutit për t’i shkatrruar ata. Allahu i Lartësuar thotë:
“E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: “Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, sepse banorët e tij janë mizorë.”(Ankebut, 31)
Vëlla i nderuar! Ki parasysh domethënien e këtyre ajeteve dhe ajeteve të tjera të shumta që tregojnë rreth kësaj pune të shëmtuar. Dëshira dhe urtësia e Allahut deshi që fshatrat dhe qytetet e popullit të Lutit të mbesin deri sot, e ky është vendi që quhet Deti i Vdekur dhe ky është mesazhi për ne. Allahu i Lartësuar thotë: “Në atë ngjarje, vërtetë ka argumente për ata që mendojnë.” (Hixhër, 75)
Pastaj thotë: “Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.” (Hixhër,75)
Imam Sheukani thotë: “Fjala është për fshatërat e popullit të Lutit, respektivisht pranë rrugës, e kjo është rruga që të dërgon prej Medinës në Sham, dhe vërtet udhëtari duke kaluar nëpër këtë rrugë kalon pranë këtyre fshatërave.”
Edhe njohuritë e reja arkeologjike vërtetojnë një gjë të tillë, se andej ka gërmadha të popullit që janë shkatërruar.
Mendoj se mjafton kjo të kuptojmë se sa është e shëmtuar kjo vepër.
2.Rreziqet shëndetsore nga kjo vepër.
Për t’u trajtuar ky fenomen në aspektin mjeksor apo edhe në fusha të tjera, atë psikologjik e social, duhet të posedojmë një profesionalizëm në këto fusha, prandaj unë nuk do të ndalem shumë në këtë pikë, por vetëm dëshiroj të theksoj se homoseksualizmi është i rrezikshëm për njeriun, si për veten e tij, por edhe për shoqërinë. Shumë mjekë dhe studiues, kur flasin për këtë fenomen, tregojnë se homoseksualizmi është bartës dhe shkaktar i shumë smundjeve. E themi këtë përkundër atyre thirrjeve që ndoshta i dëgjojmë aty e këtu se homoseksualizmi është një natyrshmëri që njeriu me të lind dhe duhet të trajtohet si fenomen normal. Ne e dimë se Allahu i Lartësuar nuk e ndalon një punë e që në atë punë mos të ketë dëmë për njeriun. Kurse përgjigje e këtyre thirrjeve të devijuara që pretendohen se janë studioze e të argumentuara, themi se peshoja me të cilën ata i peshojnë gjërat, gjithashtu, është e shtrembëruar, si rezultat i shoqërive nga të cilat rrjedhin ata që e thonë këtë.
Për të kuptuar më mirë rrezikshmërinë që e ka homoseksualizmi e sjellim këtë informatë se në vitin 1983 u zbulua HIV që është përgjegjës për SIDA-n, sindromin e imuno-deficiencës së fituar.
Kjo sëmundje, që tanimë pothuajse e njohur te të gjthë sa e rrezikshme është dhe e pashërueshme për momentin, për herë të parë është indentifikuar tek burrat homoseksualë në Amerikë.
Dr. Muamed Hixhazi në librin e tij me titull “Sëmundjet seksuale” vërteton se si homoseksualizmi është shkaktar i dhjetra sëmundjeve, ndër to: Sida, Gonorea, Sifilisi, Triperi, Herpesi gjenital, Kankroidi, Trikomoniaza, Granuloma inguinale, e sëmundje të tjera. Pastaj edhe në aspektin psiqik ai person ka propleme të shumta për të cilat flasin psikologë të shumtë.
3. Pendimi nga kjo vepër e shëmtuar.
Vëlla i nderuar! Allahu i Lartësuar mbi ty zbriti begatinë e Islamit, qetësi, siguri, pastaj pastroi trupin tënd nga të metat dhe sëmundjet, të dha sy, vesh, gjuhë, kurse ti…!
Ti e di se kjo vepër e hidhëron Atë, i Cili bëri që gjaku yt të lëvizë në trupin tënd. Paramendoje veten si do të jetë gjendja jote kur Allahu i Lartësuar ta dërgojë engjëllin e vdekjes për ta marrë shpirtin, kurse ti me këtë vepër! Apo, paramendoje veten si do të jetë gjendja jote kur të thirresh në mesin e të gjitha krijesave Ditën e Gjykimit, kurse ti me vete e bartë këtë mëkat!
Vëlla i nderuar! Ti e kuptove dëmin e kësaj vepre të shëmtuar dhe sa është e urryer tek Allahu kjo, pastaj sa është e dëmshme kjo për ty dhe shoqërinë tënde, prandaj nxito dhe pendohu para se të bëhet vonë. Dera e kthimit është e hapur për penduesit dhe Allahu i Lartësuar gëzohet me pendimin e tyre.
Vëlla i nderuar!
Thellohu në domethënien e Fjalës së Allahut: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kiametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë. Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqiat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.”(Furkan, 67-70)
Shiko në thënien e Tij: “Të tillëve Allahu të këqiat ua shndërron në të mira.”
Komentatorët e Kuranit kanë thënë se shndërrimi i veprave nga të këqia në të mira ka dy kuptime:
1.Shndërrimi i cilësive të këqia në cilësi të mira si shndërrimin e shirkut në iman, zinasë në ndershmëri, gënjeshtrës në sinqeritet, tradhëtisë në besnikëri dhe kështu me radhë.
2.Shëndrrimi i veprave të këqia të cilat i kanë bërë në vepra të mira Ditën e Gjykimit.
Prandaj kërkohet nga ti që të pendohesh me një pendim të madh dhe të sinqertë, dije se kthimi yt tek Allahu është më mirë për ty, familjen, për vëllezërit dhe për tërë shoqërinë tënde.
Gjithashtu, dije se jeta është shumë e shkurtër dhe se bota tjetër është më e mirë për ty dhe e përhershme. Gjithashtu dije se si Allahu e dënoi dhe e shkatërroi popullin e Lutit (paqja qoftë mbi të) në formën që nuk e dënoi asnjë popull tjetër.
4.Forma dhe mënyra e shërimit
1.Mundohu që të forcosh imanin tënd dhe që ai gjithmonë të vazhdoj të shtohet, për shkak se ai kur është në rritje e sipër, atëherë mbjellë lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Vërtet, imani (besimi) në Allahun e Lartësuar është pengesa më e fortë nga rënia në mëkate. A nuk thotë Profeti ﷺ: “Nuk bën zina zinaqari e që në ato momente të bërjes së zinasë të jetë besimtarë.” [2]
Dijetarët, kur qartësojnë këtë hadith, tregojnë se këtu nuk është për qëllim mohimi i esencës së imanit, për shkak se muslimani nuk del nga kjo vetëm me veprimin e zinasë, por është për qëllim mohimi se imani i tij nuk është i plotë (si duhet).
Ajo që nënkuptojmë nga ky hadith se njeriu që e ka imanin si duhet nëse dhe ai vazhdimisht mundohet ta shtoj atë, atëherë ai nuk do ta lejoj vetën të bjerë në mëkate të këtilla. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion (vesvese) nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun) dhe atëherë shohin (të vërtetën).” (Araf, 201)
2.Kur të vijnë vesveset e shejtanit për këtë vepër të shëmtuar, atëherë përkujto, se të gjitha pjesët e trupit do të dëshmojnë kundër teje për këtë mëkat të keq. A nuk je i vetëdijshëm se kjo fuqi, aktivitet që e ke është begati e Allahut dhe çfarë falenderimi do të ishte ajo kur ti e kthen atë në mëkat dhe i kundështon urdhërat e Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “E ditën kur armiqtë e Allahut tubohen për në zjarr (xhehenem) dhe ata janë të rrethuar. E derisa i afrohen atij (zjarrit), kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “Allahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm tek Ai do të ktheheni.” (Fussilet, 19-21)
3. Mos i liberalizo vetes dhe mos i lejo që syri i yt të shikojë në gjëra të ndaluara, duke filluar nga revistat e fëlliqura dhe fotove të lakuriqësuara, të veçuarit me ndonjë mashkull, gjëra që ndikojnë në inicimin e mëkatëve të tilla, e më e rrezikshmja nga të gjitha këto janë ekranet televizive, apo interneti.
Gjithashtu, ti duhet të dish se derisa ti ia lehtëson vetes këto vepra, i jep shejtanit shansin që ai të ta zbukuroj këtë vepër të shëmtuar dhe ai nuk arrin sukses, vetëm për shkak se ti u tërhoqe dhe ishe më liberal qoftë edhe një herë.
4. Aktivizoje veten gjithmonë me gjëra që janë në dobinë tënde, qoftë ajo dobi të jetë për këtë botë apo botën tjetër. Allahu i Lartësuar thotë : “E kur ta kryesh (obligimin), atë botë mundohu me adhurim (Allahut).” Që do të thotë se kur njeriu përfundon ndonjë punë që i takon kësaj bote, atëherë përqëndrohu në ndonjë punë të punëve të ahiretit si përkujtimi i Allahut (dhikri), leximi i Kuranit, kërkimi i diturisë, dëgjimi i kasetave, etj.
5. Kur të përfundosh një adhurim (ibadet) fillo me tjetrën dhe kur të përfundosh një punë të kësaj bote fillo me të tjetrën dhe kështu, për shkak se natyrshmëria e njeriut është që nëse nuk e fut ti atë në aktivitete të dobishme, atëherë ajo do të aktivizohet vet në punë të kota dhe të dëmshme. Prandaj mos i jep vetes kohë dhe shans që të mund të mendosh për këtë të shëmtuar
6. Krahaso ndërmjet asaj “kënaqësie” që e gjen nga kjo e shëmtuar, pastaj pendimi që pason, shqetësimi që të sundon, indiferencës dhe fundi ku të dërgon ajo dhe gjatësisë së dënimit që do të kaploj ty Ditën e Gjykimit. A mendon se një i mençur ia lejon vetes që të bëjë një ndërrim të kësaj “kënaqësie” imagjinuese me të gjitha ato që pasojnë pas saj. Prandaj, të përkujtoj me thënien e Ibën Kajimit ku thotë: “Nuk ka dobi nga ajo kënaqësi fundi i të cilës do të jetë, zjarri.”
7. Pika e cila pason është shumë e rëndësishme prandaj kërkojmë nga ti të kesh parasysh, ajo është se pasi shejtani është përbetuar se me të gjitha mundësitë e tij do të mundohet ta devijoj njeriun. Ne dimë se kurthat e shejtanit janë shumë të dobëta, siç thotë Allahu i Lartësuar: “S’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët.” (Nisa, 76), prandaj ai e sulmon njeriun që ta mposhtë duke u përqëndruar në pikat e dobëta që i posedon ai. Dhe të gjithë njerëzit kanë pika të dobëta, prandaj ai i cili është i dobët, p.sh. në mendjemadhësi, pra e ka pikë të dobtë lavdërimin e vetes, shejtani depërton tek ai nga kjo pikë, ai i cili është i dobtë në pirjen e alkoolit dhe e ka pasion pirjen, atëherë shejtani depërton tek ai me këtë vepër dhe kështu me radhë.
Kurse ti që je i dobët në pikën të cilën e përmende dhe nga e cila ankohesh, dije se shejtani është i përqëndruar në ty dhe të gjitha kurthat t’i vë në këtë pike, pasi aty ke shans më së shumti që t’i të thyhesh dhe të arrijë ai të triumfojë në betejen e tij me ty. Prandaj, bëhu ti më i mençur se ai e mos i lejo vetes që ti të biesh në kurthat që t’i vendos ai dhe të bëhesh aplikues apo zbatues i planifikimeve të tij. Por tejkaloi të gjitha këto dhe radhite veten në grupin e atyre që vetë shejtani i përjashtoi se nuk do të ketë mundësi t`i devijoi kur tha: “Ai (shejtani) tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu.” (Sad, 82-83)
Mendoj se kjo është çështja më e rëndësishme që duhet ta kuptosh, jo vetëm ti, por të gjithë ata që dëshirojnë t`i shpëtojnë mashtrimeve të shejtanit.
8. Mos i lejo vetes që të vetmohesh, për shkak se vetmia nxit të mendosh në vepra të tilla.
9. Më e rëndësishmja nga tërë kjo që u tha është lutja e sinqertë dhe kërkimi i ndihmës nga Allahu që të ta largoj nga ty këtë gjë të shëmtuar, prandaj ki parasysh kohët dhe format e preferuara të lutjeve si gjatë sexhdeve, në namazet e natës, gjatë agjërimit, gjatë udhëtimit, etj.
Alaudin Abazi
———————-
[1] Nesaiu
[2] Buhariu dhe Muslim