Pyetja:

Jam një vajzë 11 vjeçare. Kam filluar ta lexoj Kuranin, di të falem por nganjëherë nuk falem. Desha të të pyes se a bën të filloj ta fali namazin në çdo kohë të tij kur
ta lexoj Kur’anin?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut që dini të faleni dhe që lexoni Kuran. Namazi nuk është i vështirë. Ju mund të filloni menjëherë me namaz dhe të vazhdoni me leximin e Kuranit sa herë që keni kohë.

Shejtani mbjell frikën në zemrat e muslimanëve se namazi është i vështirë, kërkon disiplinë, etj., dhe është vështirë t’i përballohet! Jo, assesi. Pyeti ata që kanë filluar me namaz dhe që e shohin këtë gjë në mënyrë praktike. Do t’ua thonë të kundërtën, se namazi është i lehtë, i këndshëm, të qetëson, etj.

Muhamed Dërmaku