Pyetja:

Jam me një vajzë jomuslimane dhe joshqiptare që 1 vit. Qëllimi im ishte që ajo të bëhet muslimane, por siç po e shoh, mundësitë janë shumë të vogla. Ajo më do shumë, por kur bisedojmë për fe, më thotë që unë të mbaj fenë time, kurse ajo të vetën (është katolike, por jo praktikuese). Jam munduar me shumë mënyra, por pa sukses. Nuk e di si të veproj.

Përgjigja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nga pyetja juaj unë nuk kuptova jeni i martuar me të apo jo. Sidoqë të jetë nëse nuk jeni martuar, atëherë keni bërë mëkat gjatë tërë këtij viti që keni qenë me të e ndoshta edhe keni fjetur me të, prandaj kërkohet menjëherë ta ndërpreni kontaktin me të dhe të pendoheni. Nëse dëshironi të tregoni mirësi ndaj saj atëherë ofroni asaj martesë, duke i propozuar pranimin e Islamit, kuptohet me bindje, duke lexuar e jo formalisht.

Nëse jeni martuar me të, atëherë martesa me katolike në esencë është e lejuar dhe nuk bënë që ti ta marrësh një katolike me pretendim se ajo do ta pranojë Islamin e nëse jo ta lëshosh. Ti më këtë bënë paraqitje jo të mirë të Islamit dhe muslimanëve. Prandaj, ki parasysh çfarë bënë dhe them se zgjidh raste dhe momente të duhura që të ndikosh tek ajo.

Por, nëse ti mendon se të ndejturit me të të shkakton ty problem në fenë tënde, pastaj në fëmijët e tu (që ti do të përgjigjesh për ata) që do t`i kesh me atë grua se sa do të jenë të kthyer nga Islami dhe gjëra të tjera për të cilat ka qenë e nevojshme të mendosh më herët. Atëherë, mund të vendosësh edhe për shkurorëzim, duke i patur parasysh këto kritere.

Alaudin Abazi