Pyetja:

Kemi parë disa njerëz që vënë një thikë tek shtrati i fëmijëve të vegjël, me qëllim që t’i mbrojnë nga xhindët. A lejohet një gjë e tillë?

***

Përgjigjja:

Vendosja e thikës, ose e ndonjë sendi tjetër të ngjashëm me të, për të mbrojtur fëmijët nga xhindët, është e ndaluar. Në vend të saj duhet të lexohen duatë (lutjet) që na ka mësuar Pejgamberi ﷺ me anën e të cilave kërkohet mbrojtje nga Allahu ﷺ prej shejtanit dhe ngacmimeve të tij. Kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ me dy nipat e tij, Hasanin dhe Husejnin, për t’i mbrojtur nga çdo e keqe.

Të njëjtën gjë themi edhe për hajmalitë, sepse Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mos ia plotësoftë Allahu dëshirën atij që vë një hajmali.”

Kurse, në një transmetim tjetër, ka thënë: “Kush vë një hajmali ka bërë shirk.”

Shejh Ibn Baz

——————————–

Sqarim: shirk do të thotë t’i bësh shok Allahut, pasi ajo që kërkon të arrijë me anën e kësaj hajmalie është në kompetencën e Allahut, sepse vetëm Ai mund ta ruajë njeriun nga çdo e keqe.