Pyetja:
A janë dy persona të martuar nëse ata të dy thonë “Ne e pranojmë njëri-tjetrin si burrë dhe grua, duke pasur Allahun si dëshmitar”, pa praninë e dëshmitarëve të tjerë, dhe më vonë bëjnë një festë, duke u treguar të gjithëve se janë martuar?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka martesë pa një vali (kujdestar) dhe dy dëshmitarë.” [1]
Imam Tirmidhiu, ka thënë: “Mendimi i saktë është ai i transmetuar nga Ibn Abbasi, i cili tha se nuk ka martesë pa prova të qarta… Duke vepruar në përputhje me këtë, dijetarët nga sahabët, shokët e Pejgamberit ﷺ dhe tabiinët dhe të tjerët që i pasuan ata thanë se nuk ka martesë pa dëshmitarë.” [2]
Nëse çifti i përmendur në pyetje nuk ka ndjekur hapat e mësipërm, ata duhet të përsërisin martesën, këtë herë me një kujdestar dhe dy dëshmitarë.
Dhe Allahu e di më së miri.
Shejh Muhamed Salih El-Munexhid
——————–
[1] Irwa’ el-Ghaleel, nr. 1858.
[2] Tirmidhi, 4/235.