Pyetja:

A ka argumente apo jo për talkinin?

***

Përgjigjja:

Talkini apo telkini i cili praktikohet tek ne pas varrimit të të vdekurit (t`i përkujtosh të vdekurit pasi është varrosur të thotë shehadetin) nuk ka ndonjë argument për atë, ajo konsiderohet bid’at dhe jo e lejuar.

Ajo që është synet sa i përket telkinit është të përkujtosh personin që është në çastet e vdekjes me fjalën “la ilahe il-la-allah” ashtu siç ka vepruar Muhamedi ﷺ kur prezentoi çastet e vdekjes së axhës së tij Ebu Talibit, të cilin e përkujtoi me këtë fjalë, por Ebu Talibi nuk e tha.

Ajo që kërkohet të veprohet pas varrosjes së të vdekurit është që të qëndrohet pranë tij dhe të bëhët dua (lutje) për të vdekurin me gjithë shpirt (me sinqeritet), kërkohet ta forcojë Allahu atë (të vdekurin) dhe urdhërohen që ata që janë të pranishëm ta bëjnë këtë. Kjo është sipas hadithit të Uthman ibn Affanit: i Dërguari ﷺ, pasi përfundonte varrimin e të vdekurit, qëndrone pranë tij dhe thoshte: “Kërkoni falje për vëllain tuaj dhe lutuni për të që ta forcojë Allahu. sepse ai tani po pyetet.” [1]

Burimi: klubikulturor

—————————–

[1] Ebu Davudi, Hakimi, Bejhekiu.