Pyetja:

A ka qenë e banuar toka para krijimit të Ademit alejhi selam?

***

Përgjigja:

Nuk dimë ndonjë argument prej Kuranit apo Sunetit që të na tregojë se a ka qenë apo jo toka e banuar para Ademit -alejhi selam. Vetëm se tregohet nga disa prej të parëve tanë të mirë (es-selefu salih) që kanë thënë: “tokën e kanë banuar xhindët para krijimit të Ademit -alejhi selam”, e ndoshta kjo thënie e tyre është e saktë. Allahu e di më së miri.

Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e tij të Kuranit e ka shpjeguar këtë gjërë e gjatë ku ka shpjeguar fjalën e Allahut në suren Bekare: “E kur Zoti yt u tha melaikeve se do të krijonte zëvendës në tokë”, ndaj ju sugjerojmë që të ktheheni dhe ta lexoni atë.

[Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetva]

Përktheu: Ylli Rama