Pyetja:
Nëna më ka ndërruar jetë qe 10 ditë, dëgjova se ditën e 40 pas vdekjes duhet të mblidhemi dhe t’i bëjmë dua/hatme. A është e preferuar kjo?
***
Përgjigjja:
Nuk ka ndonjë argument nga feja e Zotit që ditën e dyzetë, apo ditën e pesëdhjetë e dytë, apo ditën e gjashtë muajshit, apo ditën e një vjeçarit duhet me u mbledh njerëzit dhe me bë hatme apo ndonjë gjë tjetër (hallve apo drekë) për të vdekurin. Më e mira është të luteni dhe të dhuroni sadaka për të vdekurin tuaj.
Imam dr. Ahmed Kalaja