Pyetja:
A është haram të kenë marrëdhënie seksuale të fejuarit, të njohur familjarisht, të fejuar por jo edhe të martuar?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.
Po, është haram që të fejuarit të kenë marrëdhënie seksuale, përderisa janë të pamartuar dhe të pakurorëzuar edhe pse fejesa e tyre është familjarisht. Vetëm fejesa nuk i legjitimon lidhjet ndërmjet të fejuarve, qofshin ato edhe lidhje më të thjeshta, e të mos flasim për marrëdhëniet seksuale ndërmjet tyre.
Muhamed Dërmaku