Pyetja:

A lejohet mbajtja e hajmalisë?

****

Përgjigja:

Mbajtja e hajmalive, është veprim i ndaluar dmth., haram dhe prej harameve më të mëdha sepse je mbështetur dhe ke marr mbrojtës për të cilët nuk ka bazë në Kuran dhe në sunet. Muslimani i cili dëshiron të arrijë kënaqësinë e Allahut të Gjithëfuqishëm dhe të jetë nga robërit të cilët i mbështeten vetëm Atij, duhet të largojë nga praktika e tij mbajtjen dhe lidhjen e besimit të tij me hajmali.
Pejgamberi, [ﷺ] ka thënë: “Ai e cili var një hajmali, mos ia plotësoftë Allahu atë për të cilën e ka varur dhe ai që e var një edeah (lloj hajmalie), mos i dhëntë qetësi e rehati!” [1]

Allahu e di më së miri!

Përgatiti: hoxhë Alaudin Abazi

————————–

[1] Ahmedi & Hakimi