Pyetja:

Nëse personi fal namazin e xhumasë në shtëpinë e tij, me anëtarët e tij të familjes, dhe po ashtu ua mban edhe hutben e xhumasë, a është ky namaz valid?

***

Përgjigjja:

Ata të cilët e falin namazin e xhumasë në shtëpi me anëtarët e familjes së vet, duhet që ta përsërisin namazin, ta falin namazin e drekës, pasi xhumaja e tij/tyre nuk është valide. Sepse për meshkujt është obligim ta falin me vëllezërit e tjerë muslimanë në një prej shtëpive të Allahut – xhamitë. Ndërsa sa i përket femrave, në esencë ato nuk e kanë obligim faljen e namazit të xhumasë; për ato është obligim falja e namazit të drekës. Mirëpo, nëse do të ndodhte që femrat të prezantojnë me meshkujt në namazin e xhumasë, namazi i tyre është valid dhe është i mjaftueshëm për namazin e drekës.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr. 5628, 8/ fq.196

Përktheu: Ergin Shala