Pyetja:
A lejohet ta vendosim Kuranin në tokë apo mbi sexhade?
***
Përgjigjja:
Është më mirë të vendoset në një vend të lartë në mënyrë që të plotësohet lartësimi i tij si në aspektin fizik dhe në atë kuptimor.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “i ngritur dhe i pastër”, ndaj nëse duhet ta vendosësh diku, vendose në një vend të ngritur edhe nëse është pak i ngritur.
Nëse nuk ke mundësi, atëherë lejohet ta vendosësh edhe në tokë mbi një shtrojë të pastër apo të ngjashme me të.
Kurani duhet të ruhet e të mos vendoset në një vend më të ulët apo në ndonjë vend që është i papastër apo mbi dhe, sepse kjo përmban përçmim ndaj tij. E nëse duhet ta vendosësh mbi ndonjë shtroje të pastër, atëherë nuk ka problem, duke u përpjekur që ta lartësosh atë si në aspektin fizik ashtu dhe kuptimor.
Shejh Xhibrini, “Fatva Islame” 15/4
Përktheu: Udha e Besimtarëve