Pyetja:
A lejohet të bëjmë pendim të përgjithshëm për të gjitha mëkatet? Si dhe a lejohet kur pendohesh për një vepër të përsëritësh disa herë pendimin apo mjafton vetëm njëherë të pendohemi?
***
Përgjigjja:
Pendimi është nga veprat më të mira që robi i bën, ngase të gjithë ne jemi mëkatar, të gjithë ne bëjmë lëshime, gabime eventuale, e kështu me radhë. Andaj duhet penduar vazhdimisht.
Mirëpo nëse njeriu ka bërë mëkate të mëdha, shembull ka pirë alkool, ose drogë, ose ka bërë vepra të pamoralshme (shembull marrëdhëniet intime jashtëmartesore), ose vepra të tjera që janë prej mëkateve të mëdha për këto duhet të pendohet veçanarisht.
Nëse shembull nuk ka falur namaz atëherë duhet penduar duke thënë: “O Allah më fal që nuk jam falur!”
Kërkon domethënë specifikisht falje ngase këto janë mëkate të rralla dhe më lehtë të numëruara, sepse janë 7 apo 8 prej mëkateve të mëdha.
Andaj duhet që në këtë rast ashtu siç edhe e kanë përmendur dijetarët duhet pendim i vexantë, specifik për mëkatet e mëdha. Domethënë ta ketë nijetin në mendjen e tij se për këtë x mëkatin po pendohem.
Ndërsa për mëkatet e tjera të cilat nuk janë të mëdha, natyrisht edhe ato janë prej mëkateve por jo aq të mëdha sa këto të tjerat edhe pse edhe ato janë të rrezikshme, për to njeri mund të pendohet me pendim të përgjithshëm: “O Allah falëm! O Allah falna!”
Ngase ato janë mëkate të përditshme janë mëkate të vazhdueshme, nuk e di njeriu realisht se çfarë ka bërë para 5-6 muaj, e thotë: “O Allah, falmi gjynahet! O Allah, te ti po pendohem për çdo gabim që kam bërë!” Kjo lejohet në kuptim të pendimit të përgjithshëm.
Por për mëkatet e mëdha duhet pendim i veçantë. Ndërsa për sa i përket përsëritjes së pendimit në esencë duhet bërë atë lloj pendimi që realisht të ndihmon me lejen e Allahut të Madhëruar që të mos kthehesh më në mëkat. Ngase nga kushtet e pendimit është keqardhja, duhet të të vijë keq se çfarë ke bërë, keqardhja është kusht i pendimit.
Kushti i dytë i pendimit është vendosmëria që nuk do e bësh më këtë mëkat. Dhe kushti i tretë është të braktisësh mëkatin të cilin je duke e bërë. Këto janë shtyllat e pendimit dhe shtylla e katërt është në raport me krijesën, nëse i ke hyrë në hak dikujt duhet t’i kërkosh hallall ose të ia kthesh hakun që ia ke marrur.
Prandaj nga shtyllat është vendosmëria, që kur robi të pendohet tek Allahu vendos me lejen e Tij të mos e bëjë më kurrë atë mëkat. Kjo është kusht, e nëse ndodh pas kësaj kjo vendosmëri zbehet, nis të ketë luhatje, vjen pastaj në situata të tilla e bie prapë në mëkat, ne i themi prapë pendohu me të njëjtën vendosmëri. Dhe besoj që njeriu kur pendohet me këtë vendosmëri, sinqeritet e vërtetësi që të mos e përsëris atë mëkat ai nuk bjen më në mëkat.
Kryesisht njerëzit që janë penduar për mëkatet nuk janë kthyer më, por ndodh të kthehesh në mëkat nga njëherë. Prandaj ne duhet të tentojmë të mos kthehemi, duhet të luftojmë dhe duhet vendos që mos të kthehemi më në mëkat, kjo është esenca.
Dhe këtë vendosmëri dhe betejë për të mos u kthyer e di Allahu dhe ne nuk e dijmë, Ai i sheh zemrat tona andaj le të sheh në të vendosmëri të prerë dhe parezervë se ti nuk kthehesh më në mëkat.
Por të ardhmes nuk i dihet.. mund të ndodh në befasi, në huti, afekt, në pakujdesi, ndodh të biesh prapë në mëkat e ti prapë pendohu.
Domethënë lejohet përsëritja e pendimit por nuk lejohet që ta planifikosh të përsëritësh pendimin. Shembull nuk lejohet të pendohesh dhe pastaj të thuash që do të pendohem prapë nëse bie në të, kështu të mos veprohet sepse do të biesh përsëri në mëkat. Por vendos prerazi që të mos e veprosh më, lufto, preje e tento të mos e bësh më. Por në qoftëse ndodh prapë pendohu, e nëse prapë ndodh prapë pendohu.
Mirëpo besoj që kush e prenë fort e fuqishëm me lejen e Allahut nuk i ndodh të kthehet më por nëse ndodh, i ndodh nën afekt, gabim, huti, por që hera e dytë mund të jetë ende më e fuqishme në vendosmëri sesa hera e parë dhe që nuk ndodh të shkoj hera e 3të apo e 4të. Në esencë kështu është, por po ndodhi pendohu sa herë që të bësh mëkat me kuptimin që e përmenda.
Hoxhë Enis Rama
Comments are closed.