Pyetja:
A lejohet të vishen pantollona të ngushtë kur jemi vetëm para gjinisë femrore dhe cili është avreti për femrat para femrave të tjera?
***
Përgjigjja:
Femra muslimane duhet të kujdeset që gjatë gjithë kohës veshja e saj të reflektoj moralin e saj, devotshmërinë e saj, kujdesin e saj se si duket para të tjerëve.
Kur bie fjala se si duhet të duket para femrave dijetarët kanë përmendur disa mendime. Por mendoj se mendimi më i saktë është se lejohet të prezantosh para femrave dhe të dukesh ashtu six lejohet të prezantosh para atyre që i ke mahrem (prindërve, vëllaut, axhës, dajës, etj.) Domethënë lejohet të duken duart deri tek bërrylat, këmbët deri pak nën gjunjë, flokët, një pjesë e qafës e kështu me radhë, por jo më tepër. Dhe rrobat mos të jenë të ngushta ngase nëse janë ashtu atëherë edhe avreti do të vizatohet dhe kështu nuk e luan rroba rolin e mbulimit avretit.
Andaj mendoj se nuk duhet të jenë pantollonat e ngushta e as diçka tjetër që është e ngushtë apo e tejdukshme qoftë edhe para motrave apo femrave tjera.
Në lidhje me këtë dijetarët kanë përmendur disa argumente ashtu siç është njëri prej tyre se Allahu ka urdhëruar të mbulohet avreti, sikurse që e ka përmendur këtë Pejgamberi ﷺ.
Kështu që nëse janë rrobat e ngushta apo pantollonat në këtë rast, atëherë vizatohet avreti në përgjithësi dhe kjo e bën të ndaluar.
Duhet pasur kujdes gjithashtu me disa fustane që janë shumë të hapur dhe me ta duket këmba me të madhe apo shpina, apo fatkeqësisht edhe prezantimi i pjesës së përparme të trupit. Në të gjitha këto duhet të jeni të kujdesshëme sepse nuk i ngjanë një muslimaneje të vishet kështu.
Dhe ky është mendimi i shumicës dërrmuese të dijetarëve, vexanarisht në kohën tonë. Prandaj në kohën tonë fatkeqësisht ka humbur devotshmëria, përgjegjësia dhe amaneti. Dhe fatkeqësisht shumica nga femrat nuk janë të kujdesshme se kur e shohin një vajzë të mbuluar se si po vishet në mesin e grave, ka mundësi ta përshkruajnë këtë formë tek burrat e tjerë, si babai, vëllau etj. Kështu që duhet pasur kujdes edhe në këtë pikë që të mos u japim të tjerave material të na përshkruajnë atje ku nuk duhet.
Domethënë lejohet të vishen pantollona me kusht që me to mos të kufizohet avreti, gjithashtu, lejohet të jeni e zbuluar deri në një masë të caktuar deri aty ku nuk rrezikohet ndonjë pjesë e turpshme e cila nuk lejohet të shfaqet para grave të tjera.
Andaj flokët, një pjesë e qafës, duart deri tek bërrylat dhe këmbët deri afër gjunjëve lejohet të shfaqen para femrave me kusht që rrobat mos të jenë të ngushta dhe të tejdukshme. Deri në këtë masë kjo është maksimumi që lejohet për një motër të vishet para femrave të tjera në kohën tonë, më shumë se kaq nuk mendoj se lejohet të zbulohet para askujt tjetër, me përjashtim para burrit të saj.
Hoxhë Enis Rama
Comments are closed.