Pyetja:

A lejohet të falen apo të jepen rrobat e përditshme të femrave, mirëpo që nuk janë hallall të vishen jashtë shtëpisë apo në prezencë të jomahremëve, si p.sh., bluzat me krahë të shkurtër etj?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (Maide: 2)

Në bazë të këtij ajeti kuptojmë se duhet të jemi të kujdesshëm që mos të kontribuojmë në përhapjen e mëkateve dhe punëve të liga. Andaj, rrjedhimisht nga kjo lejohet t’u falen apo t’u dhurohen rroba të tilla vetëm atyre që i përdorin në mënyrë të lejuar, si p.sh. t’ia falësh ndonjë motre të mbuluar, e cila ato rroba nuk i vesh aty ku nuk duhet, përndryshe nuk lejohet. Allahu e di më së miri.

Hoxhë Enis Rama