Pyetje: Unë jam një i ri që kryej detyrat e mia ndaj Allahut – el-hamdulilah. Gjithashtu, kujdesem i fali pesë kohët e namazeve me xhemat në xhami. Problemi im është se unë kohë më parë, para se të pendohem kam bërë një tatuazh në dorën time të majtë. Tani, unë mendoj se ky veprim është një nga mëkatet më të mëdha. Pasi jam udhëzuar, kam provuar që ta heq atë, por pa sukses. A më këshilloni që të bëjë operacion zbukurimi për ta hequr këtë tatuazh të neveritshëm nga i cili tani prekem?

Përgjigje: Elhamdulilah, ti nuk jeni i detyruar të veprosh diçka. Pendimi shlyen veprat e mëhershme. S’ka asgjë të keqe nëse tatuazhi mbetet ashtu siç është, nëse largimi i tij është i vështirë, i rëndë dhe i kushtueshëm.

Por, në qoftë se heqja e tatuazhit është e lehtë, atëherë hiqe atë. Ndërsa, nëse heqja e tij është e kushtueshme, apo në qoftë se operacioni të dëmton në shëndet, atëherë ti nuk je i obliguar ta heqësh atë.

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (vdiq. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/10813
www.perlatmuslimane.com