Pyetja:

Një djalë i ri, më ka kërkuar që të martohem me të. Ai është i kujdesshëm ndaj namazit dhe është deri diku fetar. Megjithatë, unë dëshiroj që të martohem me një person që është fetar më i mirë dhe më i mençur. A më lejohet mua që ta refuzoj këtë person?

***

Përgjigjja:

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Njeriu nuk duhet të privoj veten e tij nga mundësitë që i jepen. Nëse ai që të ka kërkuar ka edukatë dhe fe të pastër, nuk duhet ta humbasësh atë, me shpresën se do të gjesh ndonjë burrë më të mirë dhe më të përshtatshëm. Shumë lehtë mund të ndodh që të mos kërkojë dikush që është më i mirë dhe më i përshtatshëm se ky. Kjo vlen veçanërisht në qoftë se femra shtyhet në moshë. Profeti ﷺ ka porositur se duhet t’ua japim vajzat tona për gra atij që ka fe dhe edukatë të pastër. Atëherë, nëse kërkuesi është fetar dhe ka edukatë të pranueshme, femra duhet të martohet me të. Ajo nuk duhet të pres mundësitë të cilat nuk e di se a do t’i vijnë.”


El Lika esh Shehri (12)