Pyetja:

Ç’është namazi i teravisë dhe çfarë vlere ka?

***

Përgjigjja:

Namazi i teravisë është një namaz vullnetar që falet kryesisht në muajin e Ramazan dhe koha e tij është pas namazit të jacisë deri në namazin e sabahut, gjegjësisht deri në syfyr. Namazi i teravisë preferohet të falet aq rekate sa i falë imami në xhami. Është mirë që të mos ndahemi nga imami deri në fund të namazit për të ruajtur unitetin e xhematit dhe për të arritur vlerën që i Dërguari i Allahut ﷺ  ka thënë: ‘Kush falet me imamin deri sa ai të largohet, i llogaritet sikur të jetë falur tërë natën.’

Marr nga www.30ditet.com

Comments are closed.