Pyetje: 1. Çfarë gjykimi ka personi i cili bën marrëdhënie me gruan e tij perderisa ajo është me menstruacione, apo lehone dhe çfarë duhet të bëj ai?

2. Çfarë gjykimi ka personi i cili bën mardhënie në anus dhe a duhet të shkurorëzohen?

Përgjigjja:

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Kurani dhe suneti na treguan për ndalesën që njeriu të bëj marrëdhënie me gruan e tij përderisa ajo është me cikël, thotë Allahu i Lartmadhëruar:

Të pyesin ty për ciklin mujor të femrave. Thuaju: Ajo është e neveritshme. Prandaj, gjatë kësaj kohe, largohuni prej tyre dhe mos ju afrohi derisa të pastrohen…” (Bekare: 222)

Pejgamberi ﷺ kur është pyetur në lidhje me kënaqjen me gruan e cila është me cikël mujor,ka thënë : “Bëni me ato çfarë të doni përveç aktit intim.”

Dhe gruaja lehone e ka të njëjtin gjykim sikurse gruaja që është me cikël mujor, prandaj ai i cili bën marrëdhënie me gruan e tij me qëllim dhe me dije përderisa ajo është me cikël apo lehone duhet të pendohet tek Allahu.

Disa dijetarë kanë thënë që përveç pendimit duhet edhe të shpaguaj, duke dhënë lëmoshë një dinar apo gjysmë dinari prej ari, vlera e një dinari është 4.5 gr ari.

Për këtë janë argumentuar me transmetimin e Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me të): se i Dërguari ﷺ ka thënë për atë i cili bën marrëdhënie me gruan e tij duke qenë ajo me menstruacione:

“Jep lëmoshë një dinar apo gjysmë dinari.

Dijetarët kanë rënë në mospajtim në lidhje me korrektësin e këtij hadithi dhe se a është kjo thënie e Muhamedit ﷺ apo e sahabiut.

Sido që të jetë është më mirë të punohet me këtë hadith.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve anale gjithashtu është e ndaluar, haram duke u bazuar në fjalën e Allahut të lartmadhëruar:

“E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar Allahu“. Do të thotë në vaginë dhe ajo është vendmbjellje, këtë e përforcon fjala e Allahut të lartmadhëruar ku thotë:

Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi… “ (Bekare: 223)

Gjithashtu kanë ardhur hadithet që i ndalojnë marrëdhëniet anale, dhe se anusi nuk është vendmbjellje, por është vend i fëlliqësirave dhe është obligim qe të largohet nga kjo dhe se kënaqësia në të është në kundërshtim me natyrën e shëndoshë.

Pra ai i cili bën marrëdhënie anale me qëllim duke qenë ne dije se është haram duhet të pendohet tek Allahu i Lartmadhëruar dhe të kërkoj falje për këtë, ndërsa ai cili është në padijeni duhet ti tërhiqet vërejtja dhe të mësoj se është e ndaluar, haram dhe nuk duhet shkurorëzuar, kjo fjalë nuk ka bazë tek dijetarët dhe se ky mendim është tek popullata. Nuk i lejohet gruas t’i bindet burrit nëse ai kërkon një gjë të tillë (marrëdhënie anale), nëse burri këmbëngul atëherë gruaja duhet të kërkojë shkurorëzim dhe mos ta respektojë burrin në mëkat ndaj Allahut.

Allahu e di më së miri.

20/11/1425 h.

Shejh Abdurrahman El-Berrak

Përktheu: Suad Hoxha