Pyetje: Cila është përgjegjesia jonë ndaj prindërve të vdekur?

Përgjigje: Respektimi apo bamirësia ndaj prindërve në islam ndahet në dy pjesë: 1. Kur prindërit janë gjallë dhe, 2. Kur janë të vdekur.
Kur ata vdesin, kemi një hadith të Muhamedit alejhi selem i cili thotë: “Të lutesh për ta, t’i kërkosh falje Zotit për ta, të mbash lidhjet e gjakut të tyre, të ruash shoqërinë e tyre.”

Hoxhë Ahmed Kalaja