Pyetje:
Cili është vendimi islam mbi rrobat që janë qepur nga materiali i lehtë, gjegjësisht të tejdukshme?

Përgjigjja:
Rrobat e femrës duhet të jenë patjetër të trasha dhe assesi të mos jenë të tejdukshme, që burrat të mos bien në grackë me shikimin e pjesëve të trupit. Duke u bazuar në këtë, themi se veshja e rrobave të tejdukshme është haram.

Aishja, radijallahu anha, transmeton që Esma, vajza e Ebu Bekrit, radijallahu anha, erdhi te Pejgamberi i Allahut e veshur me një rrobë të hollë (të tejdukshme). Ai iu afrua dhe i tha:

“O Esma, kur një vajzë arrin moshën e pjekurisë, nuk është e përshtatshme që të ekspozojë ndonjë pjesë të trupit, përveç kësaj dhe kësaj.”
Ai tregoi fytyrën dhe duart. (Ebu Davudi)

Mirëpo, gruas i lejohet të veshë rroba të tejdukshme vetëm në prani të bashkëshortit të saj, ngaqë bashkëshortit i lejohet ta shikojë të gjithë trupin e saj.

/Shejh Feuzani/