Pyetja:
Nëse i bashkohesh xhematit në rekatin e dytë, p.sh.: në namazin e drekës, ikindisë apo jacisë pasi imami të ketë dhënë selam, pas ngritjes dhe vazhdimit të faljes edhe të një rekati a duhet kënduar vetëm suren El-Fatiha (Elhamdulilahi-n) apo edhe një sure?
***
Përgjigjja:
Nëse e keni zënë rekatin e dytë të namazit me katër rekate, atëherë ju, pasi të jep selam imami, ngriheni dhe e falni rekatin e fundit të namazit dhe e këndoni vetëm el-fatihanë.
Ngase, kur vonoheni në namaz ju duhet ta konsideroni fillimin e namazit prej aty ku ju e filloni e jo ku është imami dhe pastaj e plotësoni atë çka ju ka mbetur.
Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur bëhet ikameti për namaz, mos shkoni duke vrapuar, por shkoni duke ecur dhe shkoni të qetë, çka arrini faleni dhe çka ju ka ikur plotësojeni.“ [1]
Muhamed Dërmaku
———————-
[1] Mutefekun alejhi