Pyetja:

A është i saktë hadithi në të cilin thuhet: “Lexoni suren Jasin tek të vdekurit tuaj”? Ka disa prej njerëzve që e lexojnë atë tek varri.

***

Përgjigjja:

“Lexoni tek të vdekurit tuaj (suren) Jasin” ky hadith është daif (i dobët). Momenti i leximit, nëse hadithi saktësohet, tek i vdekuri është kur atë e kapë agonia (dhimbjet e vdekjes), atëherë i lexon atij suren Jasin. Disa dijetarë kanë thënë: Në të (suren Jasin) ka dobi dhe ajo është lehtësimi i daljes së shpirtit, sepse në të është Fjala e Allahut të Madhëruar:
Atij i thuhet: “Hyrë në xhenet!” e ai tha: “Ah, sikur populli im ta dinte për çfarë më fali mua Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!” (Jasin: 2627).
Pra, lexoja atë (suren) në momentin që personi është duke vdekur. Kjo, gjithmonë nëse hadithi saktësohet. Ndërsa përsa i përket leximit të saj tek varri një veprim i tillë nuk ka bazë dhe themi: leximi i Kuranit tek varrezat është bidat i urryer.

Shejh Uthejmini, “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 17