Pyetja:

Kam një Kuran të vogël të cilin e mbaj në qafë. Kur hyj në banjo e hjeki, por nuk e di mos është mëkat ta mbaj?

***

Përgjigjja:

Mbajtja e Kuranit në trup nuk të bën dobi aspak, dhe kjo nuk është transmetuar nga asnjë shok i Muhamedit ﷺ, se ka urdhëruar për një gjë të tillë apo ia ka vënë ndonjërit në kohën e tij. Kurani ka zbritur që të lexohet dhe të praktikohen urdhërat e tij, jo të vendoset nëpër mure apo në trupat e njerëzve. Madje, kjo është traditë e sufive (sektë i devijuar), e jo traditë e pasuesve të Muhamedit, ﷺ. Merre atë, digje dhe hirin e mbetur varrose diku në oborr ku nuk shkelet ai vend. Mund ta mbani edhe në raft të librave, por keni kujdes mos ta marrin dhe ta vendosin në trup, ngase kjo nuk është e lejuar.

Bedri Robaj