Pyetja:

Nëse uji hyn në fyt pa dashje, kur pastrojmë hundën gjatë abdesit, a prishet agjërimi?

***

Përgjigjja:

Nëse agjëruesi bën pa qëllim ndonjërën nga gjërat që e prishin agjërimin, atëherë agjërimi i tij mbetet i vlefshëm. Nëse ai shpëlan gojën dhe një sasi uji mbërrin barkun e tij pa e pasur ai këtë për qëllim, agjërimi i tij është i vlefshëm.
Nëse një mushkonjë apo diçka tjetër hyn në gojën e agjëruesit pa e dashur ai këtë, apo kur e shpëlan gojën a hundën dhe një pjesë e ujit mbërrin fytin e tij pa e synuar ai këtë, atëherë agjërimi i tij ende është i vlefshëm dhe s’ka nevojë ta kompensojë atë.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu el-Fetaua” voll. 19