Përgjigje: Nëse cikli mujor i kësaj gruaje zakonisht ka zgjatur gjashtë ditë, e më pas i janë shtuar ditët, i janë bërë nëntë ditë, dhjetë apo njëmbëdhjetë, ajo duhet të vazhdojë të mos falet derisa të pastrohet. E kjo, nga shkaku se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, nuk e ka përkufizuar hajzin me ndonjë kohë të caktuar.

Allahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “Të pyesin ty për menstruacione. Thuaj: “Ajo është e neveritur”. (El-Bekare 222).

Kurdo që është i pranishëm ky gjak, ajo grua konsiderohet në cikël mujor derisa të pastrohet e të lahet, e pastaj mundet të falet.
Po ashtu edhe nëse në muajin e ardhshëm hajzi i zgjatet më pak sesa zakonisht, ajo duhet të lahet edhe pse ka zgjatur më shkurt këtë herë.
Me rëndësi është që ta dijë gruaja se kurdo që ka hajz, ajo nuk duhet të falet, pa marrë parasysh a është në pajtim me orarin (kohëzgjatjen) e saj të zakonshëm, apo është më pak ose më shumë.

Kur të pastrohet atëherë mund të falet.

Libri: Kushtet e fesë – pyetje dhe pergjigje
Shejkh Muhammed bin Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)