Pyetja:
A më lejohet që tu jap para fëmijëve të mi, për t’i nxitur ata të përsërisin Kuranin që dinë përmendësh?
***
Përgjigjja:
Është saktësuar tek Ebu Ubejdi në “Fedailul Kur’an” se Umeri (radijallahu teala anhu) u jepte para hafizave të Kuranit, nga arka e shtetit.
Prandaj nëse babai i premton djalit të tij se, nëse mëson suren Bekare do t’i japë psh 50 euro, apo 100 euro, nuk ka problem në këtë punë.
Sepse pritja e shpërblimit prej Allahut dhe fitimi i diçkaje prej pasurisë (në formë hallall, siç është edhe kjo) nuk e hedhin poshtë, e as e kundërshtojnë njëra-tjetrën.
Kështu pra, këto dhurata janë të lejuara dhe ato janë saktësuar edhe prej Umerit, Allahu qoftë i kënaqur me të.
Shejh Mesh’hur Hasen
Përktheu: Fatjon Isufi