Pyetja:

Pse të shpërndajmë sadaka?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

Në një hadith kudsij, Pejgamberi ﷺ thotë se Allahu ka thënë: “Jep që të jap..”

Allahu i Madhëruar thotë: “S’ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe që sinqerisht japin për hir të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.” (Hadid: 18)

Enes ibn Maliku përcjell se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, sadakaja e shuan hidhërimin e Allahut dhe mbron prej një vdekjeje të shëmtuar.” [1]

Hudhejfe tha: “Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Fitnet e njeriut në familjen, pasurinë dhe fqinjët e tij shlyhen nga namazi, agjërimi dhe sadakaja e tij.” [2]

Përmes sadakasë, të pasurit e pastrojnë pasurinë e tyre, ndërsa të varfërve ju lehtësohet gjendja e vështirë financiare.

Hoxhë Sulltan Pajaziti

————————

[1] Tirmidhiu

[2] Buhariu

Comments are closed.