Pyetja:

Shumë herë, kur u them shokëve se përse nuk falen, ata thonë se kështu e ka shkruar Zoti, nuk e ka shkruar që të jemi njerëz të mirë. Ju lutem më jepni një përgjigje në lidhje me këtë, që t’i bind se e kanë gabim.

***

Përgjigjja:

Thënia me të cilën ata përgjigjen është vetëm një arsyetim me të cilin e mashtrojnë veten e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Po njeriu është dëshmitar i vetvetes. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.” (Kijame: 14-15) Pra çdo njeri është i vetëdijshën për gabimet e veta, por nga mendjemadhësia që ka mundohet gjithmonë t`i arsyetojë veprat e tij. Kështu veproi edhe shejtani kur refuzoi urdhërin e Allahut t`i bëjë sexhde Ademit: “(Allahu) Tha: “Çfarë të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?”
Ai
(Iblisi) tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta.” (Araf: 12).

Kurse përgjigja jonë ndaj tyre do të ishte shumë e thjeshtë. Së pari do t`i pyetnim ata se a e dini ju gajbin (të fshehtën se çfarë është e shkruar rreth jush tek Allahu) nëse thonë po, atëherë kjo është kufër dhe e pamundur, pasi të fshehtën nuk e di askush, as Profeti ﷺ. Nëse pranojnë se nuk e dinë, atëherë e dimë shumë mirë se Allahu i ka thirrur të gjithë njerëzit në besim dhe punë të mira dhe i ndaloi në veprimin e punëve të këqija. “Allahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. Allahu di për çdo send.” (Nisa: 176)
Gjithashtu thotë: “Allahu dëshiron t’ju sqarojë çështjet e t’ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t’ju pranojë pendimin. Allahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.” (Nisa: 26)
E të njejtën kohë e la atë të lirë në zgjedhjen e rrugës që dëshiron  ta pasojë, prandaj ky është vetëm një arsyetim i kotë. Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk i dhamë Ne atij (njeriut) dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë? Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët (rrugën e vërtetë dhe atë të keqe). (Beled: 8-10)

Alaudin Abazi