Pyetja:

Si duhet të veprojë nëse në disa raste, pas larjes prej menstruacioneve (d.m.th. pas pastrimit të plotë), rrjedh një sasi e vogël gjaku, duke pasur parasysh se koha e zakonshme e menstruacioneve të mija është pesë ditë?

***

Përgjigjja:

Nëse gjaku që del pas pastrimit është i turbullt apo në ngjyrë të verdhe, atëherë ai konsiderohet si urina, mirëpo nëse është gjak i zakonshëm, [1] atëherë ai konsiderohet prej gjakut të menstruacioneve, ndaj gruaja duhet të përsërisë larjen, sepse Ummu Atijeh, e cila ka qenë njëra prej atyre që kanë jetuar në kohën e Pejgamberit, ﷺ, ka thënë: “Gjakun e verdhë apo të turbullt që dilte pas pastrimit, nuk e konsideronim prej gjakut të menstruacioneve”. [2]

Shejh Bin Bazi, ”Pyetje dhe Përgjigje”

——————————–

[1] Nëse ky gjak rrjedh në sasi të mëdha, ashtu siç del gjatë menstruacioneve,atëherë ai është gjak menstruacionesh, por nëse del në formë pikash, atëherë ai nuk është gjak menstruacionesh, sië është sqaruar edhe në pyetjen e mëposhtme.

[2] Ebu Davudi