Pyetja:

Nëse më ka ikur namazi i vitrit, si duhet ta falë atë kaza?

***

Përgjigja:

Kur besimtari e humb namazin e vitrit ose në përgjithësi namazin e natës dhe zgjohet për sabah, atëherë a duhet ta kompensojë namazin e humbur të natës? Përgjigja është: Jo, nuk është e domosdoshme, nuk është e detyrueshme por është diçka shumë e rekomanduar.
Mirë atëherë nëse rekomandohet, si ta bëj? Ju keni kohë ndërmjet pas sabahut, 15 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 5 apo 10 minuta para ezanit të namazit të drekës.

Kjo është koha kur ju mund ta kompensoni namazin e natës dhe si mund ta bëj këtë? Në rregull, nëse e falni namazin e natës gjithsej 11 rekate, atëherë duhet të shtoni një rekatë për ta bërë atë numër çift dhe ju i falni ato 12 rekate gjatë ditës, dy nga dy, derisa të përfundoni 12.

Nëse shembull zakoni juaj është të falni 7 rekate namaz nate dhe 3 rekate vitër, atëherë shtoni një rekat tjetër dhe falni 8 rekate namaz nate. Dhe po ashtu nëse falni 3 rekate vitër, shtoni një rekat tjetër dhe falni katër rekate.
Kjo është mënyra që duhet të bëni për të kompensuar namazin e humbur të vitrit.

Shejh Asim El Hakim