Pyetja:

Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë muslimanin të ngrihet në kohën e duhur për faljen e namazit të sabahut? Duke ju bërë me dije se ai fle herët porse nuk zgjohet vetëm se pas lindjes së diellit?

***

Përgjigjja:

Për çdo musliman është obligim t’i frikësohet Allahut dhe t’i falë të pesta namazet në kohën e tyre në xhami me xhematin e muslimanëve dhe të tregoj kujdes në marrjen e të gjitha shkaqeve, të cilat e ndihmojnë atë për këtë gjë. Prej shkaqeve të cilat e ndihmojnë muslimanin për faljen e namazit të sabahut me xhemat (në xhami) është të fjeturit herët, vendosja e ziles së zgjimit në kohën e duhur në mënyrë që të ngrihet për faljen e namazit në kohën e tij e të prezantojë në namazin me xhemat duke u përpjekur (duke e dhënë maksimumin) në lutjen drejtuar Allahut që t’i japë sukses dhe ndihmesë. Po ashtu të bëjë dhikrin që ka ardhur për këtë gjë kur bie për të fjetur. E kështu inshaAllahu do i jap sukses, për t’u ngritur në kohë për ta falur namazin në kohën e duhur me xhemat (në xhami).

Shejh Ibn Baz