Pyetja:
Si i sheh Islami tatime për shtetasit, për zhvillim, për shërbime?
***
Përgjigjja:
Nuk lejohet që fondi i tatimeve të paralelizohet si fond i zekatit, sepse ka të varfër, të uritur dhe nevojtarë.
Çka bën shteti? Shteti obligon tatimet si kundërvlerë të shërbimeve ndaj qytetarëve, sepse rrugët i shfrytëzojnë automjetet.
Shërbimet publike i merr në përgjegjësi shteti. Nëse prej tatimeve individuale shteti nuk ia del ta realizojë buxhetin dhe nuk mund të ndërtojë shkolla. Në shkollë shkon djali i të pasurit, në xhami falen të gjithë, të pasur e të varfër. Pra, zekati mund të destinohet në këto investime, atëherë kur nuk mjaftojnë, apo nuk ka fonde për këto investime.
Pra, për projektet që janë në shërbim të të gjithëve nuk jepet zekati asnjëherë, por zekati është për të varfrin nëse plotësohen të gjitha nevojat e të varfërve, atëherë mirë që janë ato fonde të zekatit, ndaj lejohen për nevoja të tjera shoqërore, sepse shteti ka burime të shumëllojta, si ganime (pasuria prej luftës) enfal (pasuria prej luftës) dhe haraxhi (tatimet). E nëse shteti nuk ia del t’i realizojë me sukses projektet parasheh tatime në bazë të mundësive materiale të shtetasve.
Muhamed Muteveli Sharavi “Fetfat e Sharavit”