Pyetja:

A prishet agjërimi nëse puth apo përkëdhel bashkëshorten?

***

Përgjigjja:

Agjëruesit i lejohet ta puthë dhe ta përqafojë gruan e tij, si gjatë agjërimit farz, po ashtu edhe vullnetar, në Ramazan dhe në muajt e tjerë, si për të riun edhe për të moshuarin, kur ka siguri se nuk e humb kontrrollin e epshit të tij e të bjerë në haram, të bie në marrëdhënie intime apo ejakulim.

Argumenti për këtë është fjala e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të e cila ka thënë:
“I Dërguari i Allahut puthte dhe përqafonte gruan, kur ishte me agjërim, por ai ishte më i afti nga të gjithë për të frenuar epshin.” [1]

Alaudin Abazi

——————–

[1] Muslimi