Pyetja:
Cila është dispozita rreth disa njerëzve të cilët bisedojnë me gratë e huaja por ndodh edhe tua prekin duart nëpër tregje ose markete gjatë shitblerjes?
***
Përgjigjja:
Nëse bisedat e tilla janë pa prapavija, nuk ka dyshime rreth tyre dhe nuk synohet kënaqja e epshit me atë bisedë, por thjesht ndodhë për tregti dhe marrveshje rreth shitblerjes, ose ndodhë që dikush të pyes për drejtimin e rrugës së humbur, etj. në këto rates bisedat trajtohen si të lejuara. Gjithashtu prekja e një pjese të dorës pa qëllim nuk ka mëkat. Të gjitha këto që përmendëm vlejnë si në Ramazan ashtu edhe jasht tij.
Mirëpo nëse bisedat apo prekja e dorës tërheq pas vetes prapavija dhe ka qëllime epshi atëherë asnjërës palë nuk i lejohet në Ramazan e as jashtë tij, edhe pse në Ramazan i shtohet mëkati.
Komisioni i Përhershëm për Fetva (Fetava sijam, fq. 29-30)