Pyetja:
A duhet t’i mbajmë premtimet me idhujtarët, nëse jep një premtim që nuk bie ndesh me fenë e Zotit?
***
Përgjigjja:
Mbajtja e premtimit për gjëra që nuk bien ndesh me fenë e Zotit është detyrë (obligim). Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.” (Isra, 34)
Njëlloj si me budistat apo me besimtarët e feve të tjera. Kjo vlen përderisa nuk janë ata të parët që e thyjnë premtimin apo që të fyejnë apo lëndojnë Islamin. Prej Allahut vjen suksesi dhe gjithë salavatet dhe selamet janë mbi Pejgamberin ﷺ, familjen dhe shokët e tij.
Abdulaziz Bin Baz; Bekër Ebu Zejd; Abdullah Gudejan; Abdulaziz Al Esh-shejh
Përktheu: Arjan Gazidede