Pyetja:
Pas 15 vjet martese, nëna thotë për dhëndrin “haram i qoftë vajza ime atij”! Çfarë do të thotë kjo për atë martesë kur nëna e ka mallkuar dhëndrin?
***
Përgjigjja:
Një fjali e tillë e vjehrrës për dhëndrin, nuk shkakton ndonjë problem ligjor në statusin e martesës të së bijës me atë njeri. Mllefin që mund ta ketë nëna karshi burrit të vajzës, mund ta ketë si rezultat i vet informatave që i merr nga vajza e saj, qofshin edhe të vërteta. Prandaj, duhet të ndikojë vet vajza në përmirësimin e imazhit të burrit të saj në sytë e nënës respektivisht vjehrrës. Martesa është e ligjshme dhe nuk prishet për shkak të këtyre fjalive mallkuese. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku