Pyetja:
A lejohen marrëdhëniet intime gjatë menstruacioneve?
***
Përgjigjja:
Ndalohet rreptësisht që njeriu të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij gjatë menstruacioneve duke e bazuar këtë në fjalën e Allahut:
Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave. Thuaju: ”Ajo është gjendje e dëmshme.” Prandaj, gjatë kësaj kohe, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju ka urdhëruar Allahu. Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen. (Bekare: 222)
Kjo ndalesë vazhdon derisa gruaja të përfundoj ciklin e më pas të lahet, sepse Allahu thotë: “mos iu afroni atyre (per marrëdhënie) derisa te pastrohen. Pasi të pastrohen, atëherë afrohuni tek ato ashtu si ju urdhëruar Allahu.”
Burrit i lejohet të veprojë me gruan e tij gjithçka gjatë menstruacionit me përjashtim të marrëdhënieve seksuale dëshmi për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut, ﷺ, ku thotë: “Veproni gjithçka përveç marrëdhënieve seksuale.” [1]
Shejh Salih el Feuzan, “Motra muslimane pyet”
————————-
[1] Muslimi