Pyetja:
Kam familje që janë idhujtarë, përveç një motre e cila është muslimane. A më lejohet të jetoj me ta?
***
Përgjigjja:
Ti duhet t’i këshillosh ata, t’ua sjellësh ndërmend gjërat, t’u bësh shoqëri të mirë dhe t’u flasësh butësisht atyre. Nëse ke pasuri, harxho në ta, me shpresë që Allahu do t’ua hapë zemrat dhe t’ua tregojë dritën. Allahu ka thënë:
“Nëse ata përpiqen që ti të më bësh ortakë Mua në adhurim, për çka nuk ke njohuri, atëherë mos i dëgjo ata, por sillu butësisht me ta në këtë botë dhe ndiq udhën e atij që më kthehet me pendim e bindje.” (Lukman: 15)
Hulumto për mënyra të ndryshme që t’ua përcjellësh të vërtetën atyre, si librat, incizimet,
broshurat etj.
Komisioni i përhershëm për fetva