Pyetja:

A lejohet t’ua puthim duart prindërve?

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, përshëndetjet, lëvdatat të Dërguarit të Tij, Muhamedit ﷺ!

Respekti ndaj prindërve dhe sjellja e mirë ndaj tyre, është ndër veprat më të dashura tek Allahu, madje edhe ndër obligimet fetare më të rëndësishme. Si rrjedhojë, çfarëdo veprimi, përmes të cilit manifestohet ky respekt nda prindërve, jo që është i lejuar, por ai është edhe i kërkuar, gjithsesi me kusht që një veprim i tillë të mos bie në ndesh me dispozitat e fesë Islame. Puthja e duarve të prindërve për të treguar respekt dhe dashuri ndaj tyre, nuk bie ndesh me dispozitat sheriatike, madje se një gjë e tillë lejohet, mund të argumentojmë me ndodhitë e shumta ku tregohet se sahabët ia puthnin duart të Dërguarit ﷺ. Gjithashtu edhe me porosinë e të Dërguarit ﷺ që ia dha atij që dëshironte të shkojë në luftë me të, të cilit i tha: “Shko dhe qëndro pranë këmbëve të nënës sate!”

Kështu që, lejohet puthja e duarve të prindërve, dhe nuk ka diçka të keqe në të.

Hoxhë Dr. Rasim Haxha