Pyetja:

Gruaja ime nuk është e mbuluar, gardëroba e saj është modeste, e dua, jam i kënaqur me të, namazin e ka! A është zbulesa e saj arsye e fortë për shkurorëzim?

***

Përgjigjja:

Është madhështore që, bashkëshortja juaj fal namazet, që me të je i kënaqur dhe që e do. Këto të gjithë janë shkaqe të forta për martesë të lumtur, e jo për shkurorëzim. Shpresohet që me kohë edhe mbulimi i saj do të realizohet në përputhshmëri me normat islame dhe për të duhet punuar qetë dhe me durim. Të mbuluarit është farz (obligim), ndërsa të zbuluarit është mëkat, por nuk e rekomandojmë që për shkak të mëkatit të ndodh shkurorëzimi. Çdo kush gabon në diçka, e sikur që njerëzit të shkurorëzoheshin për çdo mëkat nuk do të mbetej asnjë martesë. Për çdo rast, obligimi për këshillë dhe udhëzim gjatë sjelljes së drejtë në pikëpamje të mbulesës, ashtu si edhe në pikëpamje të tjera të obligimeve fetare, mbetet në fuqi.

Dr. Enes Ljevakoviq, emini i Rijasetit te Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës

Përktheu: M. Alija