Pyetja:

Gjatë gjendjes së papastërtisë pas marrëdhënieve intime, kur jemi xhunub, a lejohet të hajmë bukë?

***

Përgjigjja:

Po, lejohet ngrënia dhe pirja. Mirëpo ka ardhur në një hadith të Pejgamberit ﷺ që të mos preket diçka nga ushqimi pa i pastruar së paku duart.

Do të thotë lejohet të hahet bukë por është mirë të pastrohen duart, e nëse është e mundshme të merret abdes është edhe më mirë. Ashtu siç ka porositur Pejgamberi ﷺ, shkalla e parë është pastrohemi krejtësisht (gusuli), atëherë së paku të marrim abdes, në qoftë se nuk marrim abdes atëherë kur dëshiron të hash duhet t’i lashë duart patjetër. [1]

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Zejd Haziri

————————————

[1] Shejh Albani, “Silsele Sahiha”

Comments are closed.